Nuk e harroj kurrë atë natë.
Natën kur shtëpia ime u bë si varr… dhe zemra mu copëtua në mes.

20 vjet martesë kishim. Dy fëmijë i rrita me mund, me djersë e me sakrifica. Gjithmonë thosha me krenari:
“Burri im mund të ketë shumë të meta… por tradhtar nuk është.”
Por një ditë më erdhi fjala që nuk do ta harroj kurrë.
Një grua nga katuni më tha te bunari:
“Motër… nuk e di a duhet me ta thanë… po burri yt po shihet shpesh në qytet me një grua tjetër.”
Unë u nxehë.
I thashë:
“Mos fol kot për burrin tim! Ai nuk është burrë për ato punë!”
Por ajo fjala më mbeti si gjemb në zemër.
Fillova me vërejtë gjëra të çuditshme.
Filloi me ardhë vonë në shtëpi. Telefoni gjithmonë me kod. Kur i binte telefoni, dilte në oborr me fol fshehur.
Një natë nuk durova më.
Vendosa ta ndjek.
Shkova pas tij në qytet… dhe ajo që pashë më ngriti flokët përpjetë.
Burri im po dilte nga një shtëpi me një grua tjetër për dore.
Dhe nga dera doli një djalë i vogël që i tha:
“Babi… a po vjen nesër prapë?”
Në atë moment më u errën sytë.
Mu duk sikur më preu dikush në mes.
U ktheva në shtëpi pa i thënë asgjë.
Atë natë e prita te dera.
Kur hyri në oborr, i thashë me zë të ftohtë:
“Ulu këtu.”
Ai u ul dhe më shikonte si i hutuar.
I thashë:
“Mos u mundo me rrejt sonte. E di gjithçka.”
Ai u shtang.
“Çfarë di?” – më tha.
Unë i thashë:
“E di për gruan tjetër… dhe për fëmijën.”
Ai u zbardh në fytyrë.
“Nuk është ashtu si mendon…” – tha duke u dridhur.
Unë shpërtheva.
“Mos guxo me më rrejt më! 20 vjet të kam mbajt si burrë! Ta kam la rrobën, ta kam gatu bukën, ta kam rrit fëmijët… dhe ti më del me familje tjetër?!”
Fëmijët dolën nga dhoma duke qarë.
Ai rrinte në mes të oborrit pa ditë çka me thanë.
Unë u ngrita, hapa derën e madhe të oborrit dhe i thashë:
“Merre çantën dhe dil prej kësaj shtëpie. Tani.”
Ai më pa dhe tha:
“Ku të shkoj?”
Unë i thashë:
“Shko te ajo që e ke zgjedh. Se këtu nuk ke më vend.”
Ai mori disa rroba dhe doli nga dera si i turpëruar.
Para se të dilte, i thashë edhe një fjalë:
“Burri që tradhton gruan dhe fëmijët e vet… nuk është burrë. Është turpi i shtëpisë.”
Që atë natë nuk ka hyrë më në këtë shtëpi.
Sot jam vetëm me fëmijët e mi. Nuk është e lehtë… por të paktën jetoj me nder.
Sepse një gjë e kam mësu në jetë:
Më mirë vetëm… sesa me një burrë që të tradhton pas shpine.
Ju lutem më thoni edhe ju:
A bëra mirë që e përzuna nga shtëpia… apo duhej ta falja për hir të fëmijëve