Kylian Mbappé vuan nga një “hiperekstension i kapsulës së pasme të gjurit të majtë”. Kjo u bë e ditur nga Real Madrid në një raport mjekësor pas ekzaminimeve që ai kreu në qendrën sportive të Valdebebasit.

Francezi u dëmtua në pjesën e dytë të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Turqisë, pikërisht në aksionin ku shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Mbappé gjuajti me këmbën e djathtë, por dëmtoi gjurin e majtë.
Të gjitha këmbanat e alarmit ranë në Francë, e cila e lejoi menjëherë të largohej nga grumbullimi, ndërsa te Real Madridi po shpresonin që ai të rikuperohej dhe të ishte i gatshëm pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.
Pritet që ai të mungojë për rreth 10–12 ditë.
Dëmtimi është në gjurin e majtë, të njëjtin gju që i shkaktoi shumë probleme gjatë periudhës nga dhjetori deri në mars.