Xhevdet T. Pozhari: Albin Kurti është njeriu i vetëm që i besohet se do ta luftojë korrupsionit në Kosovë

Albin Kurti është njeriu i vetëm që i besohet se do ta luftojë zinxhirin e korrupsionit në Kosovë, në të gjitha hallkat, shkaku i së kaluarës së tij të dëshmuar.

Nëse Isa Mustafa edhe në takimin e ardhshëm sërish do të fillojë me kërkesën që ta merr Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe t’i hapet udhë atij personalisht për presidencë, Albini duhet ta ketë të qartë se LDK’ja nuk dëshiron të bashkëqeverisë, por që t’ia lidh duart dhe ta bllokojë në përmbushjen e programit për shtet ligjor.

Në këto rrethana, Albin Kurti duhet të çohet nga tavolina dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje. Vota e fitores së Vetëvendosjes nuk i nënshtrohet askujt. Ajo do të jetë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme dhe do të jetë sinjal i padiskutueshëm se hajnat kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të amnistohen. Qofshin ata edhe të LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *