Rama dhe Pacolli në Durrës: Brenda 2020 do ndërtojmë të gjitha shtëpitë

Kreu i ekzekutivit Edi Rama, së bashku me zv/ kryeministrin e Kosovës në detyrë Bexhet Pacollin, ndodhen këtë paradite në Durrës teksa po kryejnë takime me banorët e prekur nga tragjedia e tërmetit.

Gjatë vizitës, Rama ka deklaruar se brenda vitit 2020 do të ndërtohen të gjitha banesat e shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti i fortë i së martës.

Kryeministri Rama tha se deri në momentin kur banesat do të jenë gati, të gjithë banorët, pas regjistrimit, do t’i strehojnë në hotele, duke i akomoduar me kushtet e nevojshme, pasi në çadër nuk mund të qëndrohet.

“Do çojmë ata që e meritojnë për shkak të fatkeqësisë, nuk do të zgjidhim çështjen e strehimit në Durrës”, është shprehur Rama duke sqaruar se do të behet kontroll i banesave, për të mos patur abuzime me strehimet.

Rama: Është situatë shumë e vështirë por besoj që do ta kapërcejmë. Ajo që s’bëjmë dot është të kthejmë në jetë ata që patën fatin e keq që të humbin jetën, për gjërat e tjera do zgjidhen, jemi shumë të plagosur…Kemi gatishmëri që t’i çojmë jashtë të plagosurit se kemi bërë aleancë me disa vende për t’i nisur për ndihmë të specializuar.

Pacolli: Populli i Kosovës solidarizohet me atë që ka dhe që di e mundet, pa kursyer asgjë, unë ju përcjell gatishmërinë e qeverisë dhe popullit. Vetëm të koordinohemi dhe të bëjmë diçka, ne jemi gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *