“Nuk jeni vetëm”, VIP-at hapin dyert e shtëpive të tyre për banorët e Shqipërisë

Artistët tanë janë shprehur të gatshëm t’i strehojnë në shtëpitë e tyre të prekurit nga tërmeti.

Mobilizimi i shqiptarëve në rastin e tragjedisë që i ndodhi shqipërisë, është shembull për t’u marrë nga e mbarë bota, shkruan lajmi.net.

Tërmeti prej 6.4 shkallë të rihterit ka goditur Shqipërinë ditën e djeshme, duke marrë jetën e shumë banorëve, shumë të tjerë mbetën të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Një numër i madh i qytetarëve kanë fjetur në qiell të hapur, ndërsa nga Kosova dhe Shqipëria janë mobilizuar për t’i strehuar të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Shumë prej të famshmëve tanë, përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se ofrojnë strehim për qytetarët nga Shqipëria.

Këta janë të famshmit që kanë hapur dyert për bashkëkombasit e Shqipërisë”:

Ledri Vula

Reperi Ledri Vula, njoftoi përmes një postimi se “Vula residences” ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për të pastrehët e Durrësit dhe Thumanit.

Me mesazhin “Nuk jeni vetëm”, ai ka njoftuar se mund të strehojnë 10 persona të rritur dhe 3-4 fëmijë, si dhe la numrin për kontakt.

https://www.instagram.com/p/B5VzNMXhKNd/?utm_source=ig_embed

Capital T

Edhe reperi Capital T, me një video, njoftoi publikun se ofron strehim për një numër të caktuar të banorëve.

“Jemi thellësisht të prekur prej fatkeqësisë që ka ndodhur në Shqipëri, Ju bëj apel të gjithë miqve të mi, miqve të afërt dhe atyre që kanë nevojë, me një numër të caktuar/ të limituar. Jeni të mirseardhur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet e hjekura, për strehim dhe të gjitha nevojat tjerat që ju nevojiten. Jemi me ju dhe do ju përkrahim deri në momentin e fundit”, janë fjalët e reperit.

Ai la edhe numrin për kontakt”KONTAKTONI në +383 45 505 399 / Zoti na ndihmofte ne keto kohe te veshtira per te gjithe ne 🤲🏻😔”.

https://www.instagram.com/p/B5VhxeqBiAF/?utm_source=ig_embed

Genc Prelvukaj

Edhe Genc Prelvukaj ka treguar anën e tij humane, duke hapur dyert e shtëpisë në Martinaj të Plavës për të pastrehët nga tërmeti.

“Ju njerez te mire ne Shqiperi.
Nese njihni familje qe kane nevoje te strehohen, kane mbetur pa kulm mbi koke, nga termeti i sotem, une kam nje shtepi ne Martinaj te Plaves ne Mal te Zi, ne te cilen mund te vendosen 2 familje.
Bashke me shtepine do te sigurojme edhe ushqimet, ngrohje dhe cdo gje tjeter te nevojshme.
Me shkruani mesazh direkt nese keni dike qe mund ti ndihmojme”, ka shkruar Genci.

https://www.instagram.com/p/B5Vo-xhp0wF/?utm_source=ig_embed

Fatmir Spahiu

Aktori Fatmir Spahiu, njoftoi se është në gjendje t’i strehojë 10 persona në Kosovë, deri të gjendet një zgjidhje për ta.

“Deri ne 10 persona nga Shqiperia i strehoj ne Kosove deri sa gjendja te qetesohet! Nese dini ndonje familje me shkruani ne mesazh”, janë fjalët e aktorit.

Albina Kelmendi

Përveç tyre, edhe Albina Kelmendi, duke shprehur keqardhje për tragjedinë në Shqipëri, ofron shtëpinë në Pejë për banim pa afat për të prekurit nga tërmeti.

“Zoti i ndihmoftë Shqiptarët në këto dite të vështira! Me mendje dhe shpirt jemi me Ju. Kontaktoni në numrin: +38345500057”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

https://www.instagram.com/p/B5V5GlCFNqe/?utm_source=ig_embed

Alban Sejdiu

Edhe anëtari i “Babo Dardabuka”, Alban Sejdiu, përmes një postimi bëri të ditur se dyert e shtëpisë së tij i hap për vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria.

“Dyert e shtëpisë sime janë të hapura për vëllëzerit dhe motrat tane te prekur nga termeti në Shqipëri”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, jashtëzakonisht i madh është edhe numri i qytetarëve që janë shprehur të gatshëm t’iu ofrojnë strehim qytetarëve të Shqipërisë, që po përballen me këtë gjendje të rëndë nga tërmeti.

Po ashtu, një kontribut të madh kanë dhënë artistët siç janë Rozana Radi dhe Aurela Gaçe, por edhe shumë të tjerë, duke publikuar kontaktet e vullnetmirëve në rrjete sociale, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *